Lodra seksi në mënyrë masive, shqiptarët shfrenojnë imagjinatën në karantinë, administratori i sex-shopit shtanget nga n
8 Prill 2020, 15:38Nga DOSJA
TIRANË– Ditët e karantinimit në Shqipëri duket se i kanë shtyrë qytetarët drejt dyqaneve që tregtojnë “sex-toys” (lodra seksi). Në një prononcim për TVT,andiministratori i një sex-shop që funksionon online, Valer Pinderi, tregon se shitja e lodrave seksuale në vendin tonë, ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme javët e fundit.
Siç duket, mbyllja vetëm apo në çift, i ka shtyrë shqiptarët të shfrenojnë imagjinatën. Numri i shitjeve është rritur në mënyrë të pabesueshme, sipas Pinderit, i cili shton se ato që janë më të dhëna pas këtyre lodrave janë femrat.
“Shitjet u zeruan në javën e parë të izolimit, por më pas kërkesat për produktet tona u rritën në mënyrë të pabesueshme, duke arritur deri tek dyfishimi i shitjeve krahasuar me periudhën para izolimit. Gratë apo vajzat janë më të interesuara për këto produkte, ndërsa burrat kapin një shifër, diku tek 40%,”– shprehet Pinderi më tej.
Pinderi tregoi se administron 5 portale shitjesh online dhe ka hapur që nga themelimi edhe 5 të tjera, ndërsa tregoi se produktet e seksit janë idealet për t’u shitur online. Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Por siç duket, argëtimi nuk mungon në karantinë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Taskforcës në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri Arben Gjata shprehet se në të gjithë vendin janë bërë trajnime për personelin mjekësor për ...
TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë ka kërkuar që dhe uniformat blu të jenë pjesë e atyr q...
TIRANË– Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, ...
ELBASAN- Një sherr mes një qytetari dhe drejtorit të Ugjencës ka ndodhur sot paradite në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se një 36-vjeçar ka kërcën...
TIRANË– Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka lajmëruar të gjithë të gjithë subjektet dhe koncesionarët që tregtojnë automjete dhe duan të kryejnë...
LIBRAZHD– Të moshuarit në Katjel të Librazhdit duket se nuk e kanë luksin për të qëndruar në shtëpi në një kohë kur koronavirusi ende se ka arritur pikun. Ata k...
GJIROKASTËR– Emigrantët e bllokuar në Kakavijë do të strehohen në godinën e konviktit të shkollës “Pandeli Sotiri”. Dosja.al mëson se Bashkia e Gjirokastrë...
Qeveria Shqiptare pritet të zhvillojë këtë të Mërkurë tenderin për shitjen e rreth 118 mijë ton naftë të “Albpetrol”, në një procedurë që duket se është e parac...
VLORË– Pylli i Sodës në Vlorë është përfshirë nga një zjarr që po përhapet më tepër, për shkak të erës në këtë zonë.Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritu...