Aktualitet

“Të heq qafe për 5 mijë €”, drejtori i Urgjencës tregon si nisi sherri me 36-vjeçarin në Elbasan: Tentoi të më god

8 Prill 2020, 15:58 Nga DOSJA
“Të heq qafe për 5 mijë €”, drejtori i

ELBASANDosja.al ka zbardhur detaje nga sherri i ndodhur mes Ergys Micit, Drejtor i Urgjencës në Elbasan dhe një 36-vjeçari, i cili aktualisht po procedohet në gjendje të lirë për kërcënimin e kryer ndaj Micit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al, se Drejtori i Urgjencës është kërcënuar me jetë nga 36-vjeçari me inicialet R.Ç..

Sipa dëshmisë së Micit, kërcënuesi mësohet t’i ketë thënë se mund ta heqë qafe për pesë mijë euro. Drejtori i Urgjencës në Elbasan ka rrëfyer më tej se gjithçka ka nisur pasi, 36-vjeçari ka kërkuar të takonte një të afërmin e tij që kishte të shtruar në këtë spital, por nisur nga kufizimet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, nuk është lejuar të futet pa kaluar triazhimin.

Kërkoi të takonte një familjar që kishte të shtruar në Urgjencë, por nuk pranoi të kalonte triazhimin. Për këtë arsye, nisi të më ofendonte dhe kërcënonte në sy të sigurimit fizik. Madje tentoi të më godasë me çantë. Ndërsa në fund shtoi  ‘të heq qafe për pesë miëj euro’,”– mësohet të ketë thënë Ergys Mici.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Urgjencën e Elbasanit, ndërsa bëhet me dije se pas sherrit, 36-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po [procedohet në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ergys mici kercenohet drejtori i urgjences ne elbasan elbasan ergys mici kercenohet drejtori i urgjences ne elbasan

Sondazh

Poll