“Mund të shpërthejë një valë e dytë”, mjeku Tritan Kalo nuk mbështet lehtësimin e masave: Do na kthehen në
8 Prill 2020, 17:30Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo nuk e shikon pozitivisht lehtësimin e masave nga ana e qeverisë, tashmë që prej më shumë se tre javësh Shqipëria është izoluar nga Covid-19.
Në një intervistë për Report TV, Kalo tha se lehtësimi i masave do na kthehet në bumerang dhe se mund të shpërthejë një valë e dytë e virusit.
“E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme. Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë,“- u shpreh Kalo ndër të tjera.
Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre shtetas argjentinas kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri, për shkak të situatës dhe izolimit të kufijve nga koronavirusi. Në një prononcim për O...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka llogaritur një fond prej 700 milionë Euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në përballimin e situatës së COVID-19. Në një posti...
ELBASAN– Dosja.al ka zbardhur detaje nga sherri i ndodhur mes Ergys Micit, Drejtor i Urgjencës në Elbasan dhe një 36-vjeçari, i cili aktualisht po proced...
TIRANË- Kreu i Taskforcës në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri Arben Gjata shprehet se në të gjithë vendin janë bërë trajnime për personelin mjekësor për ...
TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë ka kërkuar që dhe uniformat blu të jenë pjesë e atyr q...
TIRANË– Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, ...
ELBASAN- Një sherr mes një qytetari dhe drejtorit të Ugjencës ka ndodhur sot paradite në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se një 36-vjeçar ka kërcën...