Aktualitet

Nënë Rukija lë Infektivin, shkon në 154 numri i personave të shëruar nga Covid-19

8 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
Nënë Rukija lë Infektivin, shkon në 154 numri i personave

TIRANË– Nënë Rukija, plot 84 vjeçe ka lënë ambientet e Infektivit ku ishte shtruar pas infektimit me Covid019. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një status në profilin e saj në Facebook, shkruan se nënë Rukija, do të kthehet në shtëpinë e saj. 

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga #COVID19, 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19,”- shkruan Manastirliu në Facebook.

Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 urgjenca e infektivit viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 urgjenca e infektivit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll