Mjeku Tritan Kalo rrëfen pengjet e pacientëve brenda Infektivit: Vuajnë mungesën e familjes, mundohemi t’u krijojmë r
8 Prill 2020, 17:18Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka rrëfyer se çfarë po ndodh brenda ambienteve të Infektivit, duke shtuar edhe pengjet e pacientëve që qëndrojnë të izoluar. Në një intervistë për Report TV”, Kalo tha se shumë pacientë vuajnë mungesën e lirisë dhe të familjes.
“Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale. Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë. Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi,”- tha Kalo ndër të tjera.
Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre shtetas argjentinas kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri, për shkak të situatës dhe izolimit të kufijve nga koronavirusi. Në një prononcim për O...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka llogaritur një fond prej 700 milionë Euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në përballimin e situatës së COVID-19. Në një posti...
ELBASAN– Dosja.al ka zbardhur detaje nga sherri i ndodhur mes Ergys Micit, Drejtor i Urgjencës në Elbasan dhe një 36-vjeçari, i cili aktualisht po proced...
TIRANË- Kreu i Taskforcës në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri Arben Gjata shprehet se në të gjithë vendin janë bërë trajnime për personelin mjekësor për ...
TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë ka kërkuar që dhe uniformat blu të jenë pjesë e atyr q...
TIRANË– Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, ...
ELBASAN- Një sherr mes një qytetari dhe drejtorit të Ugjencës ka ndodhur sot paradite në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se një 36-vjeçar ka kërcën...
TIRANË– Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka lajmëruar të gjithë të gjithë subjektet dhe koncesionarët që tregtojnë automjete dhe duan të kryejnë...