Në kodrat e qytetit të Korçës, dalin pamje nga hoteli ku po qëndrojnë shqiptarët që u strehuan nga Lazim Destani, polici
7 Prill 2020, 20:09Nga DOSJA
KORÇË– Dosja.al ka siguruar pamje nga hoteli në kodrat e qytetit të Korçës, ku janë akomoduar shqiptarët që kaluan katër netë në doganën e Kapshticës, pasi nuk lejoheshin të hynin në vendin tonë, për shkak të Covid-19.
Në pamjet e siguruar nga Dosja.al shihet autobuzi që mbërrin me emigrantët, që falë ndihmës së filantropit Lazim Destanit, mundën të futeshin në një strehë, duke i dhënë fund vuajtjes në të ftohtë. Rreth e rrotull hotelit shihen forca policie dhe në hyrje ndodhen forgoni i efektivëve dhe automjete të tjerë, me fenelinat ndezur.
Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për fjetje dhe ushqim, për shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.
Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, por qeveria nuk u hapi dyert duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për uljen e kurbës së COVID-19, duke thënë se ulja është bërë falë masave të marra nga q...
TIRANË- Organizata e Botërore e Shëndetësisë me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shumë maskën kur dalin në ambiente p...
TIRANË– Epidemiologu Eduar Kakarriqi ka shpjeguar mënyrën se si vaksina e Tuberkulozit ka mbrojtur shumë vende nga minimizimi i përhapjes së koronavirusit....
TIRANË– Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur sot për zhbllokimin e situatës së shqiptarëve në kufi, të cilët tashmë janë dërguar në një kar...
TIRANË– Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Dos...
TIRANË- Në orën 3 e 54 minuta të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë e Mesme, duke shkaktuar 51 vikti...
TIRANË– Epidemiologu Eduard Kakarriqi u shpreh se vaksina e Covid-19 nuk do të ketë asnjë lloj efekti. Në një lidhje me Skype, në AbcNews, Kakarriqi, u shp...
LEZHË- Mjekët e Spitalit Rajonal në Lezhë i janë përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili i akuzoi se po bëhen pjesë e lojërave politike. Në një reag...
KAPSHTICË– 27 shqiptarë të cilët prej katër ditësh ndodhen në të ftohtë në doganën e Kapshticës janë strehuar në një hotel karantinë. Prej orës 16:00, të d...
Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36
TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...