Aktualitet

Zgjidhja e situatës së emigrantëve në Kapshticë, Avokatja e Popullit: Qeveria bëri tërheqje të pjesshme

7 Prill 2020, 19:00 Nga DOSJA
Zgjidhja e situatës së emigrantëve në Kapshticë,

TIRANË– Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur sot për zhbllokimin e situatës së shqiptarëve në kufi, të cilët tashmë janë dërguar në një karantinë. Në një lidhje direkte në ABC News, Ballanca u shpreh se Qeveria ka bërë një tërheqje të pjesshme për të pranuar të futen në vend vetëm ata që ishin rezidentë në Shqipëri.

Për qeverinë e Shqipërisë nuk është e rëndësishme se ku janë rezidentë personat, por ka rëndësi se shtetas të kujt janë këta persona. Në gjykimin e Avokatit të Popullit pavarësisht rezidencës çdo qytetar ka të drejtë të hyjë në territorin e vendit. Sigurisht që këtë qytetarë në momentin që do të futen në territorin e Shqipërisë do të duhet tu nënshtrohen rregullave, të karantinohen dhe të ndjekin çdo rregull.

Pavarësisht rezidencës kjo është një e drejtë që këtyre njerëzve u takon. Qëndrimin e qeverisë shqiptare unë e kuptoj që qeveria të mos i ketë të gjitha kapacitetet për të pranuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht se është një detyrim i saj, prandaj ka bërë ndoshta një tërheqje të pjesshme duke marrë ata persona që nuk janë rezidentë në shtetin helen”, shprehet Ballanca.

(A.B. Dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit emigrantet e bllokuar erinda ballanca avokati i popullit emigrantet e bllokuar erinda ballanca

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...