
TIRANË– Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.


















Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.
Zyrtarish u bë e ditur se shpenzimet për fjetje e ushqim për shqiptarët, në 14 ditët e ardhshme, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.
Lazim Destani është edhe personi që dhuroi simbolin e shqiponjës dykrenare, që ka qenë e vendosur tek ish-rreth rrotullimi i Doganës në Tiranë. Shqiponja u hoq nga kryeministri Edi Rama, i cili e qujati atë vulgaritet në piedestal.
(f.m/dosja.al)
Respekt dhe Shume Faleminderit ketij njeriu te mrekullueshem. Shembulli i shqiptarit te mire..
Njeri i mire me zemer te madhe. Atdhetar i flakte me perkushtim konkret .Kjo eshte shqiptaria per te cilen kane nevoje shqiptaret dhe kombi i tyre .Mesim me vlere per politikanet dhe sjelljen e tyre.
Ata nuk kishin mundesi te rrinin ne Greqi Se nuk eshte e lehte ketu pa pune Por shteti shqiptar eshte vetem per fjale dhe spati aspak turp qe i la ne te ftohte Se i ngopuri nuk e kujton te vobektin Nje mirenjohje per ata qe u kujtuan JA QE GJITHMONE KA RRUGEZGJIDHJE