Aktualitet

‘4 pacientë të intubuar, 7 me oksigjen’, Manastirliu: Kurba është zbutur falë masave, po mendojmë stragjinë e daljes

7 Prill 2020, 20:02 Nga DOSJA
‘4 pacientë të intubuar, 7 me oksigjen’, Manastirliu:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për uljen e kurbës së COVID-19, duke thënë se ulja është bërë falë masave të marra nga qeveria. E ftuar në “Real Story”, ministrja ka treguar dhe gjendjen e pacientëve që janë të shtuar në Infektiv, ku tha se janë 4 të prekur të intubuar dhe 7 të tjerë me oksigjen.

Ne kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 pacientë me oksigjen që janë përsëri në reanimacionet tona dhe 62 të shtruar në të dy spitalet. Nuk kemi një saturim të sistemit, po i absorbon shumë mirë rastet. Ka raste që në shtet të Azisë kur kjo kurbë është ulur dhe është kthyer sërish. Nuk do doja të nxitoheshim dhe të jepnim tani opinion që mund të rrëzohen nesër nga fakte kokëfortë sepse përballemi me një armik që është i pabesë. Ne ia kemi arritur ta zbusim këtë kurbë falë masave dhe duhet të presim nëse kemi hyrë në një kurbë të sheshtë, Çfarë na bën të relaksuar pak, në thonjëza është fakti që në spitalet tona nuk kemi mbingarkesë”, deklaroi ajo.

Sa i përket lehtësimit të lëvizjes dhe daljes nga COVID-19, ministrja tha se ne do të shohim ditë pas dite trendin e rasteve të reja pozitive për të vendosur në fund.

Ajo që OBSH vlerëson është që trendi i pozitives të mos kalojë një përqindje të caktuar. Nëse përqindja e rasteve që dalin pozitive në raport me testimet është 18-19 % atëherë jemi në një nivel të lartë. Ne nuk kemi vatra sociale, por vatra familjare. Jemi ende herët për të folur, por nuk jemi herët për të menduar strategjitë e daljes”, deklaroi Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...