Aktualitet

Epidemiologu Kakarriqi shpjegon në mënyrë shkencore: Si ju ka mbrojtur vaksina e tuberkulozit nga Covid-19, s’është arsye

7 Prill 2020, 19:21 Nga DOSJA
Epidemiologu Kakarriqi shpjegon në mënyrë shkencore: Si ju ka

TIRANË– Epidemiologu Eduar Kakarriqi ka shpjeguar mënyrën se si vaksina e Tuberkulozit ka mbrojtur shumë vende nga minimizimi i përhapjes së koronavirusit. Në një lidhje me Skype në “AbcNews”, Kakarriqi tha se vaksina e Tuverkulozit krijon imunitetin ndërqelizor.

Evidencat, në fakt tregojnë që incidenca e hasjes së koronavirusit në vendet e Lindjes që kanë aplikuar në masë vaksinën kundër tuberkulozit, është e ulët, siç është Portuaglia për shembull. Rasti më ekstrem është Gjermania, ku ka një ndarje pothuajse me thikë mes rasteve në ish-Gjermanisë Lindore dhe pjesës më të madhe të landeve që janë në ish-Republikën Federale gjermane. Bazamenti mendoj unë është ky: BCG-ja (vaksina kundër tuberlukozit) ka si funsioon të vetin që të krijojë imunitetin qelizor. Termi i saktë është imuniteti ndërqelizor. BCG-ja është një nxitës i imunitetit ndër qelizor. Nga këtu rrjedh për mua bazamenti logjik se përse BCG-ja është një faktor që dikton një icidencë më të ulët të sëmundshmërisë nga koronavirusi në vendet që e kanë aplikuar atë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të shmangim distancimin social,”- tha Kakarriqi.

Ekipi i studiuesve të drejtuar nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i Shkencave Biomjekësore në universitetin e Nju Jorkut tha se ata kishin zbuluar se vendet pa politika universale të vaksinimit anti tuberkuloz, si Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më shumë në krahasim me vendet e tjera. Sipas tij, nëse bëhet krahasimi midis politikave të vaksinimit kundër tuberkulozit në këto vende dhe përhapjes së Covid 19, mund të shihet qartë se vendet që kanë vaksinuar popullsinë e tyre si pjesë e programit universal të vaksinimit, janë në situatë shumë më të favorshme në betejën kundër koronavirusit.

Në Evropën Lindore dhe në Ballkan, vaksina u jepet fëmijëve në vitin e parë të jetës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina e kanë vaksinën kundër tuberkulozit në protokollin e vaksinave për fëmijët deri në 1 vjeç. kjo ka shpjeguar numrin e vogël të të prekurve në këto vende.

Ndërkohë prej tre javësh Shqipëria është izoluar totalisht në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. rama ka lajmëruar një lehtësim të masave drastike dhe është shprehur se kjo gjë varet nga mënyra se si njerëzit respektojnë distancimin social dhe rregullat.

Në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduard kakarriqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi eduard kakarriqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...