Aktualitet

“Nuk do të ketë asnjë efekt”, epidemiologu Kakarriqi flet troç për vaksinën e Covid-19: Do të dalë kur virusi të je

7 Prill 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Nuk do të ketë asnjë efekt”, epidemiologu Kakarriqi

TIRANË– Epidemiologu Eduard Kakarriqi u shpreh se vaksina e Covid-19 nuk do të ketë asnjë lloj efekti. Në një lidhje me Skype, në AbcNews, Kakarriqi, u shpreh se mendon se me vaksinën që do të zbulohet për koronavirusin, do të ndodhë e njëjta gjë  që ndodhi me vaksinën që u prodhua për gripin e derrit. Ai shtoi se kjo vaksinë nuk do të ketë efekt, sepse do të dalë në treg në një moment kur epidemia do të jetë zhdukur, dhe nuk do të jetë e nevojshme.

 “Vaksina, për mua nuk do të gjejë aplikim fare, nuk do të jetë efikase dhe e përdorshme, kur ajo të nxirret në treg, pas 6 muajsh apo një viti. Do të përsëritet ndoshta situata pas pandemisë së gripit të derrit, ku OBSH u ngut për ta bërë pandemi emërtimin për ti dhënë një forcë ku në fakt dhe në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera gripi i derrit ndonëse njeriu ishte njohur që më parë dhe në vitet 57’ dhe 58 ‘ ai shënoi forma të lehta. U prodhua vaksina përkatëse, u ble nga vende të ndryshme dhe në shumë vende nuk u përdor pasi pandemia mori fund,”– tha epidemiologu.

Shumë nga epidemiologët janë shprehur se afati më i shkurtër që mund të prodhohet vaksina kundër Covid-19 është gjashtë muaj, ose një vit. Ndërkohë koronavirusi ka gjunjëzuar të gjithë botë, përfshirë edhe vendin tonë, që prej tre javësh është izoluar.

Në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduard kakarriqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi eduard kakarriqi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...