Aktualitet

Mjekët e Lezhës- Ramës: Nuk bëhemi pjesë e lojës politike, jemi në krye të detyrës. S’kemi kërkuar atë që i takon

7 Prill 2020, 17:01 Nga DOSJA
Mjekët e Lezhës- Ramës: Nuk bëhemi pjesë e lojës

LEZHË- Mjekët e Spitalit Rajonal në Lezhë i janë përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili i akuzoi se po bëhen pjesë e lojërave politike. Në një reagim mjekët shprehet se ata janë në gadishmëri të plotë dhe në krye të detyrës për plotësimin e misionit human që kanë.

Më tej ata shtojnë se nuk kanë kërkuar asnjë shpërblim që u takon kolegëve që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Po ashtu shprehet se nuk bëhen pjesë e asnjë lojë politike.

Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim”, është ky reagimi i tyre.

Mjekët e Spitalit të Lezhës sot në mëngjes kanë protestuar duke thënë se u ishte premtuar 1 mijë Euro shpërblim nga qeveria, por u është vetëm vetëm 50 mijë lekë. Pas protestës së tyre ka reaguar dhe Rama me disa postime në mediat sociale, ku ka sqaruar se dio shpërblehen vetëm ata që janë në vijën e parë të luftës dhe jo të gjitha bluzat e bardha.

Por si është e vërteta e premtimit të qeverisë? Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se infermierët dhe mjekët do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, nga 500 euro bonus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mjekët dhe infermierët në protestë mjeket e lezhes edi rama mjekët dhe infermierët në protestë mjeket e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...