Aktualitet

Merr fund sfilitja, 27 shqiptarët e ngecur në Kapshticë strehohen në hotelin karantinë, Këshilli Kordinues i Diasporës u

7 Prill 2020, 16:47 Nga DOSJA
Merr fund sfilitja, 27 shqiptarët e ngecur në Kapshticë strehohen

KAPSHTICË– 27 shqiptarë të cilët prej katër ditësh ndodhen në të ftohtë në doganën e Kapshticës janë strehuar në një hotel karantinë. Prej orës 16:00, të ditës së premte, shqiptarët që  nuk janë rezidentë në Greqi, kërkuan të futeshin në atdheun e tyre, por nuk u lejuan nga qeveria shqiptare, duke mbetur kështu të bllokuar në doganë. 

Pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, shqiptarët u evakuuan për t’u dërguar dhe akomoduar në një nga hotelet në qytetin e Korçës. Për 14 ditë, ata do të strehohen në këtë hotel karantinë, dhe shpenzimet për fjetje e ushqim, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Pas afatit të karantinimit, shqiptarët do të mund të largohen nga hotelit, për tu kthyer në familjet e tyre. Katër ditët e fundit, këta shqiptarë i kaluan në dëborë e në të fothtë. Ditën e sotme, njëri prej tyre përfundoi në spital, pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futën në karantinë për 2 javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndojnë do t’i paguajnë vetë.

Rama mohoi kategorikisht se do të lejonte që të futeshin rezidentët në Greqi, të cilët duan të kthehen për të shkuar tek familja. Ndërkohë reagime për emigrantët ka pasur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta. Të dy i kanë bërë thirrje qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për rastin, pasi qytetarët prej ditësh presin në kufi në temperatura të ulëta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice shqiptaret e bllokuar jashte kapshtice shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në ...