Bota

Shkon mbi 17 mijë numri i viktimave në Itali, 604 persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit

7 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
Shkon mbi 17 mijë numri i viktimave në Itali, 604 persona kanë

ITALIA- Italia duket se po e mposht koronavirusin, pasi sot është shënuar në ulje e rasteve të reja, por dhe vdekjeve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3,039 raste të reja me koronavirus.

Numri i viktimave mbetet i lartë, por ka një ulje nga dje pasi janë 604 persona që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Aktualisht pozitivë janë 94.067, nga të cilët në spital me simptoma janë 28,718 dhe 61,557 janë në izolim në banesat e tyre.

Ndërkohë numërohen 1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Më shumë se 10,000 njerëz të infektuar kanë vdekur vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë agjensitë funerale janë të tronditura dhe nuk përballojnë dot më punën. Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll