Bota

Shkon në 81 numri i viktimave dhe 1832 numri i të infektuarëve nga Covid-19 në Greqi

7 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
Shkon në 81 numri i viktimave dhe 1832 numri i të infektuarëve

GREQI- Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 81 ku gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy persona. Ndërkohë mësohet se numri i të infektuarëve ka shkuar në 1832.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se deri ëm tani janë kryer  28000 teste për Covid-19. Po ashtu ata shprehen se 90 pacientë janë në gjendje kritike dhe 269 janë shëruar.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Më shumë se 10,000 njerëz të infektuar kanë vdekur vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë agjensitë funerale janë të tronditura dhe nuk përballojnë dot më punën. Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima. Edhe Italia me Spanjën duket se i kanë ulur ritmet dhe se masat e marra kanë filluar që të japin efekt. Italia ka arritur në shifrat e 136,675 të infektuarve dhe 16,523 viktimave, ndërsa Spanja ka pozitivë 132,547 persona, dhe 13,798  viktima.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll