Bota

Humb jetën në moshën 94 vjeçare, aktorja e famshme Honor Blackman

7 Prill 2020, 14:29 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 94 vjeçare, aktorja e famshme Honor

BRITANI– Aktorja e famshme britanike Honor Blackman, ka humbur jetën në moshën 94 vjeçare.

Aktorja ka luajtur rolin  e Pussy Galore në filmin James Bond dhe rolin e Cathy Gale në filmin ‘The Avengeres’ , në vitet 1960. Po ashtu ajo ka luajtur rolin e Hrea në Jason si edhe në The Upper Hand, në  vitet 1990.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e saj, e cila është shprehur se aktorja ka vdekur prej shkaqeve natyrale në shtëpinë e saj në LeWes, East Sussex. Ndërkohë ata kanë kërkuar që të ruhet privatësia e familjes gjatë kësa periudhe.

‘Me një kombinim të jashtëzakonshëm të bukurisë, trurit dhe aftësisë fizike, së bashku me zërin e saj unik dhe një etikë të përkushtuar në punë, ajo arriti një status të pashembullt në botën e filmit. Me përkushtim absolut dhe profesionalizmin e plotë ajo kontribuoi në disa nga filmat dhe prodhimet më të mëdha të kohërave tona. Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë periudhë të vështirë,”- tha familja e saj në deklaratë.

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani honor blackman britani honor blackman

Sondazh

Poll