Bota

Shkon në 239 numri i infektuarëve me Covid-19 në Mal të Zi. Gjatë 24-orëve të fundit rezultojnë pozitiv 6 persona 

7 Prill 2020, 16:03 Nga DOSJA
Shkon në 239 numri i infektuarëve me Covid-19 në Mal të Zi.

MALI I ZI- Numri i të infektuarëve në Mal të Zi ka shkuar në 239 dhe deri më tani kanë humbur jetën 2 persona nga Covid -19.

Këtë e ka bërë me dije Instituti për Shëndet Publik të Malit të Zi, i cili ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë testuar 104 persona ku 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Më shumë se 10,000 njerëz të infektuar kanë vdekur vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë agjensitë funerale janë të tronditura dhe nuk përballojnë dot më punën. Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima. Edhe Italia me Spanjën duket se i kanë ulur ritmet dhe se masat e marra kanë filluar që të japin efekt. Italia ka arritur në shifrat e 136,675 të infektuarve dhe 16,523 viktimave, ndërsa Spanja ka pozitivë 132,547 persona, dhe 13,798  viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll