Bota

Covid-19 prish planet e Jennifer Lopez, këngëtarja anulon dasmën me Alex Rodriguez: S’di ç’do të ndodhë me datat…

7 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Covid-19 prish planet e Jennifer Lopez, këngëtarja anulon dasmën

AMERIKË-Për shkak të pandemisë së koronavirusit e cila ka gjunjëzuar botën, janë anuluar të gjitha ngjarjet  dhe planet që njerëzit kishin planifikuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtaren dhe aktoren e njohur Jennifer Lopez, e cila ka thënë se ajo kishte në plan që këtë vit  të martohej me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, mirëpo për shkak të Covid-19 dita e dasmës së saj do të shtyhet.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë që ka dhënë për emisionin ‘The Ellen show’, ku ka shtuar se nuk kanë mundur që të caktojnë një datë tjetër për martesën e saj, pasi nuk kanë qenë të sigurtë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

‘Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”,- u shpreh JLo.

Moderatorja e ka pyetur se kush po kujdeset për fëmijët në këtë kohë që janë në shtëpi dhe mësojnë online. Jennifer ka rrëfyer se vetë ajo kujdeset për fëmijët, ndërsa ka shtuar se mësimet janë shumë të vështira.

Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, Natasha 15, dhe Ella 11 vjeç, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.

 

 

Tomorrow we talk to the coolest homeschool teacher on the block. @jlo

A post shared by Ellen DeGeneres (@theellenshow) on

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Më shumë se 10,000 njerëz të infektuar kanë vdekur vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë agjensitë funerale janë të tronditura dhe nuk përballojnë dot më punën. Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima. Edhe Italia me Spanjën duket se i kanë ulur ritmet dhe se masat e marra kanë filluar që të japin efekt. Italia ka arritur në shifrat e 136,675 të infektuarve dhe 16,523 viktimave, ndërsa Spanja ka pozitivë 132,547 persona, dhe 13,798  viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alex rodriguez jennifer lopez koronavirusi ne amerike alex rodriguez jennifer lopez koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll