Bota

Në Paris nga nesër lejohen sportet individuale pa autorizim, nga ora 19:00 deri në 10 të mëngjesit

7 Prill 2020, 14:00 Nga DOSJA
Në Paris nga nesër lejohen sportet individuale pa autorizim, nga ora

PARIS– Në Francë numri i të infektuarëve dhe viktimave ka pësuar një rritje të ndjeshme si shkak i koronavirusit.  E në këtë mënyrë  janë marrë edhe masa të forta për qytetarët që të mos dalin nga  shtëpitë e tyre në përpjekje të luftës kundër Covid-19.

Ditën e sotme kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka dhënë urdhër që prej ditës së nesërme të gjithë njerëzit që dëshirojnë të kryejnë ushtrime fizike jashtë shtëpisë nëpër parqet e Parisit, do të kenë një kohë përcaktuar.

Hidalgo ka thënë se qytetarët mund të ushtrojnë ushtrimet fizike në kryeqytetin francez para orës 10 të mëngjesit dhe pas orës 7 të darkës. Kryebashkiakja dhe prefektura e policisë së kryeqytetit e morën këtë vendim lehtësimi pas masave të rrepta nga frika e COVID-19.

“Nga data 8 prill, aktivitetet sportive individuale nuk do të autorizohen mes orës 10 të mëngjesit dhe  7 të mbrëmjes në parqet  e Parisit. Por janë të lejuara në pjesën tjetër të ditës.”- thuhet në njoftim.

Ndërkohë numri i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 8911, ndërsa të  infektuar  janë rregjistruar mbi 98 mijë të prekur me Covid-19.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france paris koronavirusi ne france paris

Sondazh

Poll