Bota

Hyrja e mjekëve serbë në veri të Kosovës/ Haradinaj: Mes tyre mund të ketë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse

7 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
Hyrja e mjekëve serbë në veri të Kosovës/ Haradinaj:

KOSOVË– Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se duhet treguar kujdes nga mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë si pasojë e koronavirusit, sepse sipas tij mes tyre mund të ketë edhe njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.

Ndër  të tjera Haradinaj ka thënë se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike.”- është shprehur ai.

Gjithashtu Haradinaj ka mohuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se mjekët serbë hynë dhe dalin nga Kosova dhe  kjo nuk është diçka e pazakontë. Por kreu i AAK-së thotë se mes tyre mund të ketë edhe njerëz të inteligjencës serbe ose ruse.

“Nuk është e vërtetë që mjekët shkojnë e vijnë si thotë kryeministri. Ka marrëveshje, por duhet pasur kujdes që në mesin e tyre të hyjnë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. Duhet të jemi bashkë që ta ruajmë Kosovën të pandarë dhe të pacenueshme.”– është shprehur ai.

 

Në total Kosova numëron 170 raste me Covid-19 dhe 4 viktima në të gjithë territorin e saj, ku viktima e katërt është shënuar sot, dhe është një qytetar nga Ferizaj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni daut haradinaj koronavirusi ne kosove mjeket serbe ne kosove daut haradinaj koronavirusi ne kosove mjeket serbe ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 11:31

ANGLI– Britania e Madhe mund të kishte shënuar 66,000 viktima nga koronavirusi, me shifrat më të larta se çdo komb në Evropë, kanë thënë shkencëtarët.Mod...