Bota

Revizta prestigjioze kiliane “AErea” boton poezi të autorve shqiptarë (FOTO)

7 Prill 2020, 14:42 Nga DOSJA
Revizta prestigjioze kiliane “AErea” boton poezi të autorve

TIRANË- Revista “AErea”, e cila është një ndër më të njohurat në Kili, ka botuar në numrin e saj më të fundit poezi të disa autorëve shqiptarë. Ka qenë poetja Gentiana Minga, ajo e cila ka bërë me dije këtë detaj dhe shton se revista gjithmonë botonte vetëm poezi nga autorë të Amerikës Latinë.

“Disa ditë më parë, në Santiago të Kilit, doli nga shtypi revista prestigjioze kiliane “AErea” (revistë poetike hispanoamerikane, botim i “Ril Editores”) me poezi nga 8 vende të Amerikës Latine. 

Sipas një publikimi në rrjetin social “Facebook” thuhet  se për herë të parë në të përfshihet një përmbledhje poetike prej gjashtë autorësh bashkëkohorë shqiptarë, 18 tekste dhe një shënim kritik nga profesoreshë Vjollca Osja, me autorë: Frederik Rreshpja dhe Jamarber Marko, Gazmend Krasniqi, Gentiana Minga, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku.  Përmbledhja poetike titullohet “Remote Pais”. Më shumë”, shkruan Minga.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aerea frederik rreshpja gentiana minga jamarber marko aerea frederik rreshpja gentiana minga jamarber marko

Sondazh

Poll