Aktualitet

Merret vendimi në Morinë, mallrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut qarkullojnë lirshëm mes tre vendeve

7 Prill 2020, 13:40 Nga DOSJA
Merret vendimi në Morinë, mallrat e Shqipërisë, Kosovës

KUKËS– Përfaqësues të insitucioneve dhe të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbajtur një takim për hapat që janë marrë në lidhje me qarkullimin normal dhe pa pengesa të mallrave, të të dyja vendeve, por duke shtuar edhe Maqedoninë e Veriut. Të pranishëm në takim ishin Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror të Shqipërisë Shkëlqim Hajdari, Kryetaret e bashkisë Kukës dhe Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi si dhe drejtuesit e dhomës së tregëtisë dhe industrisë të Shqipërisë dhe të Odës Afariste të Kosovës.

Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari është shprehur se po përmbushen të gjithë datyrimet për këtë situatë të  vështirë dhe se në Morinë nuk ka fluks qytetarësh.

 “Në Morinë nuk ka dyndje qytetarësh. kemi vetëm lëvizje të pacientëve te veriut të Shqipërisë që bëjnë dializën në Prizren dhe Gjakovë. Kemi biseduar që mallrat e Shqiperise, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të kalojnë lirshëm në të tre shtetet. Kemi rënë dakort që të gjitha mallrat e Shqipërisë që nuk mund të eksportojnë në vendet perëndimore për shkak të Covid-19, të kalojnë në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,”– shtoi Hajdari.

Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. leja e kalimit në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet  të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit, pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosove maqedoni e veriut qarkullimi i mallrave ne rajon shqiperi kosove maqedoni e veriut qarkullimi i mallrave ne rajon shqiperi

Sondazh

Poll