I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon lirinë, GJKKO ia mohon (KËRKESA E SPAK)
7 Prill 2020, 10:30Nga DOSJA
TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet haxhia ka kërkuar lirinë nga qelia me pretendimin se i ka përfunduar afati i paraburgimit. Kërkesa e një prej personave të akuzuar për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdarit është hedhur poshtë nga Gjykata Speciale gjatë seancës së sotme.
Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar të shpalli moskompetencë lidhur me ngjajrjen në mënyrë që dosja e Haxhisë të kalojë në Prokurorinë e Tiranës. Pasi dosja të transferohet, në Gjykatën e Lartë do të vendoset se kush nga prokuroritë do ta hetojë dosjen e të ashtuquajturës “vrasja e shekullit”.
Disa muaj më parë, Izet Haxhiaj ka deponuartek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino pasi ka përditësuar të dhënat e bilancit të të infektuave me koronavirus në vend u është...
Tiranë- Pas shumë ditësh fluksi dhe presioni, në spitalin Infektiv të Tiranës është krijuar një situatë qetësie. Ditën e sotme në këtë spital nuk ka mbërritur ...
TIRANË– Lajme të mira nga situata e koronavirusit në vend. Ditën e sotme janë shënuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar bila...
KAPSHTICË– Sërish probleme me emigratët në kufirin e Kapshticës. 40 shqiptarë kërkojnë që të futen në Shqipëri por kanë mbetur në tokën neutrale për shkak ...
TIRANË– Koronavirusi i përghapur në vendin tonë prej më afro një muaji ka bërë që qeveria të marrë masa të forta në mbrojtjen nga ky virus.Ndërkohë kur ve...
Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04
Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...
Shqipëri– Kryeministri Edi Rama një ditë më parë publikoi masat e reja për COVID-19, ku paralajmëroi burg për shkelësit e ligjt. Por, në rrjet nuk kanë munguar ...