Aktualitet

Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë, GJKKO merr vendimin për botuesin Henri Çili, e lë me ‘detyrim paraqitjeR

7 Prill 2020, 11:14 Nga DOSJA
Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë, GJKKO merr vendimin për

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Përmetit.

Ditën e djeshme, Gjykata e Apelit Gjirokastër vendosi masën e sigurisë për Çilin, duke rrëzuar pretendimet e Prokurorisë, e cila një muaj më parë, apeloi vendimin duke kërkuar një masë më të rëndë.

Henri Çili, pronari i UET, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata e Përmetit të dielën dha masat e sigurisë dhe për Çilin dhe avokatët e tij, duke i lënë të lirë. 16 persona janë lënë në burg, mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

Vetë botuesi në një deklaratë për mediat u mbrojt dhe tha se kundër tij nuk qëndron asnjë akuzë, pasi ai s’ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Çili tha se gjithçka që ai kishte bërë ishte brenda rregullave, pasi kishte një kompani ligjore ndërmjetësimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henri cili lirimi i alikove operacioni mezhgorani henri cili lirimi i alikove operacioni mezhgorani

Sondazh

Poll