Aktualitet

Vrasja e teknikut të kondicionerit, Albani Kusi përfiton nga koronavirusi, APELI e dërgon në shtëpi

7 Prill 2020, 12:52 Nga DOSJA
Vrasja e teknikut të kondicionerit, Albani Kusi përfiton nga

TIRANË– Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të lëjë në ‘arrest shtëpie’ , të riun që akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Indrit Çelës.

Pas 4 muajve në burg, Kusi duket se ka përfituar nga hapësirat ligjore që janë krijuar për shkak të koronavirusit në vend dhe ka fituar lirinë edhe pse akuzohej për moskallëzim krimi. Pasi ka marrë kërkesën për lirim, Apeli duhet se është treguar dorëlëshuar me të. 

28-vjeçari u vetëdorëzua në Polici pas kontrolleve të shumta dhe negociatave që u bënë asokohe me avokatin e tij. Sipas Prokurorisë, ai ka vrarë bashkë me të vëllanë, ndërsa sipas dëshmisë së tij, Kusi pretendon se vëllai pasi ka kryer krimin e ka marrë në telefon dhe i kishte treguar ngjarjen. Sipas tij, në momentet kur ka ndodhur ngjarja kishte qënë me të fejuarën e tij.

26-vjeçari, Indrit Çelaj,u vra më 23 gusht të vitit të shkuar, pas një sherri me dy djemtë e pronarit të një vile ku po punonte në Tiranë. Djemtë e Bujar Kusit, Griseldi dhe Albanon, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut. Për vrasjen e Çelës janë arrestuar disa persona, të cilët kanë qenë në banesën 3-katëshe ditën e ngjarjes dhe kanë parë të gjithë krimin. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi vrasja per kondicionerin albano kusi griseldo kusi vrasja per kondicionerin

Sondazh

Poll