Aktualitet

Shërohet nga koronavirusi një tjetër infermiere, Manastirliu: Çdo punonjës është aset i çmuar për ne!

7 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
Shërohet nga koronavirusi një tjetër infermiere, Manastirliu:

Tiranë-Një tjetër infermiere ka fituar betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme ka shkuar në  22 numrin total i mjekëve dhe infermierëve të shëruar.

“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅ Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19? Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️ #FORCA”, shprehet ministrja Ogerta Manstirliu në Facebook.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 383. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se tek Infektivi asnjë pacient nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...