Aktualitet

Rama: Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse

7 Prill 2020, 10:39 Nga DOSJA
Rama: Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia, të

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se në vendin tonë kanë mbërritur  6 autoambulancat e para nga Turqia,  që sipas tij janë të kompletuara me pajisjet e një urgjence lëvizëse. Rama shprehet se  autoambulancat janë pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

”Komanda mbështetëse e forcave të armatosura- mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat tona të armatosura.Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.”, shprehet Rama.

Ndërkohë në Shqipëri po vijon lufta me COVID-19. Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 383.  22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se tek Infektivi asnjë pacient nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mbërrijnë 6 autoambulancat edi rama mbërrijnë 6 autoambulancat

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...