Aktualitet

Prej ditësh në të ftohtin e acartë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej emigrantëve në Kapshticë, niset me

7 Prill 2020, 12:22 Nga DOSJA
Prej ditësh në të ftohtin e acartë, përkeqësohet

KAPSHTICË– Një prej emigrantëve të mbetur në kufirin neutral greko-shqiptar ëhstë ndjerë keq pasi ka kaluar disa netë jashtë në të ftohtin e acartë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit.

Pasi ka raportuar për gjendjen e tij të dobët fizike, efektivët e Policisë e kanë dërguar në spital me makinën e shërbimit, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se tanimë ai është në gjendje të mirë.

Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futën në karantinë për 2 javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndojnë do t’i paguajnë vetë.

Rama mohoi kategorikisht se do të lejonte që të futeshin rezidentët në Greqi, të cilët duan të kthehen për të shkuar tek familja. Ndërkohë reagime për emigrantët ka pasur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta. Të dy i kanë bërë thirrje qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për rastin, pasi qytetarët prej ditësh presin në kufi në temperatura të ulëta.
(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama emigrantet e bllokuar kapshtice edi rama emigrantet e bllokuar kapshtice

Sondazh

Poll