Aktualitet

Pas Brataj, Camit dhe shefit të Laboratorit, tjetër anëtar i Task Forcës me koronavirus, MSH nuk ia zbulon identitetin

7 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
Pas Brataj, Camit dhe shefit të Laboratorit, tjetër anëtar i Task

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka persona të tjerë të infektuar me koronavirus nga ekspertët e Task Forcës. Megjithatë nuk kanë preferuar që të zbulojnë emrat e tyre për të ruajtur të drejtën e anonimatit. 

“Unë mendoj që kjo është për të shuar kuriozitetin. Nuk është mirë t’i përmendim. Pavarësisht se kanë qenë të prekur nga COVID-19 kanë dhënë kontribut nga shtëpia,”-tha Bino.

Ndërkohë që deri më tani janë bërë publike tre raste të infektuar nga e një Task Forcë, ku i pari i publikuar ka qënë drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj. Pas tij, pozitive rezultoi edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami. 

Ndërsa i treti i infektuar është Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT. Asnjë prej tyre deri më tani nuk e ka bërë testin e dytë dhe nuk është konfirmuar negativ pas periudhës së karantinimit. 

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise task forca me koronavirus koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise task forca me koronavirus

Sondazh

Poll