Politike

“Jemi mirënjohës më shumë se kurrë”, Yuri Kim falenderon mjekët shqiptarë: Jeni heronj, me përvojë e kurajo

7 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
“Jemi mirënjohës më shumë se kurrë”, Yuri

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka falenderuar sot të gjithë mjekët në Shqipëri në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit. Në një reagim në mediat sociale, teska ka shpërndarë një foto të disa mjekëve, Kim shkruan se ata janë heronj.

Më tej diplomatja e SHBA shprehet se është mirënjohëse për punën e tyre , përvorjën dhe kurajon që ata ta kanë.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ne jemi mirënjohës më shumë se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetshëm! Faleminderit çdo doktori, infiermieri, teknik laboratori dhe të tjerë heronj të shëndetësisë në Shqipëri dhe kudo në botë, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën, përvojën dhe kurajon tuaj të madhe”, është ky mesazhi i ambasaodres Kim.

Sot është Dita Botërore e Shëndetit, e cila është kujtuar dhe në Shqipëri. Në këto ditë të vështira ku mjekët janë në vijën e parë të luftës dhe kanë marrë falenderime nga qytetarët e politikanët. Me anë të reagime, krerët e politikës kanë shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita boterore e shendetit masat kunder covid 19 yuri kim dita boterore e shendetit masat kunder covid 19 yuri kim

Sondazh

Poll