Politike

“Shto testimet”/ Rama i përgjigjet PD-së: Ja fusni kot, këtë nuk e vendos Qeveria por Komiteti Teknik i Ekspertëve

7 Prill 2020, 13:11 Nga DOSJA
“Shto testimet”/ Rama i përgjigjet PD-së: Ja fusni kot,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës dhe apelit të Opozitës për shtimin e testeve për Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se qeveria nuk vendos dot se sa teste bëhen apo nuk bëhen dhe se këtë gjë e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kryeministri shton gjithashtu se Partia Demokratike ja fut kot dhe se dikush duhet t’ja thotë këtë gjë.

 “A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”- shkruan Rama. 

Në një status të mëvonshëm, Rama shkruan se e lumturon reagimi i SHBA-ve për të shtuar stokun.

 Shqipëria është futur në izolim total prej më shumë se tre javësh për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Që në fillim të muajit mars, kur Covid-19 u fut në vendin tonë, Opozita ka bërë thirrje për shtimin e testeve.

Sipas PD-së, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet identifikimi dhe izolimi i të infektuarve. Por kryeministri Rama nuk është i këtij mendimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike edi rama partia demokratike

Sondazh

Poll