Politike

Meta falënderon italianin që na emocionoi të gjithëve teksa këndoi himnin shqiptar: Të ndjejmë pjesë të familjes

7 Prill 2020, 10:14 Nga DOSJA
Meta falënderon italianin që na emocionoi të gjithëve teksa

Tiranë-Presidenti Ilir Meta ka falënderuar artistin italian, i cili këndoi himnin shqiptar në shenjë mirënjohje, pasi 10 mjekë dhe 20 infermierë mbërritën  në shtetin fqinj për të ndihmuar në luftën e COVID-19. Presidenti Meta, në emisionin “Storie Italiane” në “Rai Uno” u shpreh se Marcelo është pjesë e familjes shqiptare.

” Mirëdita nga Tirana. Marcelo, faleminderit që këndove himnin e Shqipërisë. Të ndjejmë pjesë të së njëjtës familje shqiptare. Shqipëria e Italisë, shqiptarë italiane, do t’ia dalim, forca dhe kurajë për të rinjtë për familje, për të ardhmen e shteteve tanë. Ju uroj gëzuar pashkët të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia”, shprehet Meta në video.

Disa javë më parë, qeveria shqiptare nisi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë, të cilët po shërbejnë në spitalin e Breshias, një nga zonat më të prekura nga COVID-19.  Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet edhe nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta viktimat e covid ne shqiperi ilir meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll