Politike

Të gjithë votuan kundër/ ‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës dhe dërgojnë në seancë plenare anti-KÇK-në pa bërë

7 Prill 2020, 09:52 Nga DOSJA
Të gjithë votuan kundër/ ‘Ligjet’ rrëzojnë

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta dhe ka dërguar sot për miratim në seancë plenare Aktin Normativ të ashtuquajtur anti-KÇK. Sipas informacioneve në mbledhjen e zhvilluar online ku ka marrë pjesë dhe Këshilltari Ligjor i Presidenti, Bledar Dervishi, të gjithë deputetët kanë votuar për rrëzimin e pretendimeve të Ilir Metës.

Sipas relacionin shpejgues (Lexo të plotë KËTU) për vendimin e sotëm bëhet me dije se, akti normativ me fuqinë e ligjit nuk cënon të drejtat dhe liritë e shtetasve, përkundrazi, qëllimi i këtij akti lidhet me një interes madhor publik, që është rendi dhe siguria publike.

Duke goditur korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat penale të rënda në bazën e tyre, që është paraja, kjo garanton suksesin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave të rënda penale. Akti normativ është hartuar dhe konsultuar ngushtësisht në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me asistencën e ekspertëve të EURALIUS-it, OPDAT-it dhe PAMECA-s“, shtohet në raport. 

Presideti Ilir Meta gjatë javës së kaluar ktheu për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ me arsyetimin se ka disa shkelje të ligjeve në fuqi dhe tejkalon kompetencat kushtetuese që ka Këshilli i Ministrave. Ai gjithashtu ka shtuar se qeveria nuk ka bërë asnjë analizë, duke shkelur hapur parimet kushtetuese dhe një sërë funksionesh që Kushtetuta ia ka njohur disa prej organeve të drejtësisë. Megjithatë arsyetimet e Metës nuk janë pranuar nga grupi parlamentar. 

Kuvendi pritet të mbajë seancën plenare javën e ardhshme, dhe pritet që në rendin e ditës të përfshihet sërish paketa anti-KÇK.

Çfarë është anti-KÇK?

KÇK, që sipas qeverisë është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimin dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanizëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u. Njësia e OLF ka dërguar disa të dënuarve e personave në kërkim një formular dhe të gjithë ata që janë subjekt të këtij ligji duhet të justifikojnë pasurinë që kanë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ anti kçk anti kck ilir meta komisioni i ligjeve akti normativ anti kçk anti kck ilir meta komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll