Politike

Meta kujton 7 prillin e pushtimit fashist: Duhet të përulemi ndaj sakrificës sublime të ushtarakëve patriotë

7 Prill 2020, 06:36 Nga DOSJA
Meta kujton 7 prillin e pushtimit fashist: Duhet të përulemi ndaj

Tiranë– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 7 prillin e vitit 1939,  kur fashistët italianë pushtuan Shqipërinë.  Në një postim në Facebook, Meta shkruan se 7 prilli është një ditë e hidhur në historinë tonë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Mujo Ulqinakun.

“Ndaj sot, ne shqiptarët përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës sublime të ushtarakëve patriotë dhe djemve më të mirë të Atdheut, të cilët me bindje të plotë dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke shënuar dhe fillimin e Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar”, shprehet ai në një postim në Facebook. 

Reagimi i plotë:

Sot është 7 prilli, një ditë e hidhur si vetë pabesia në historinë tonë. Por është edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Heroin tonë Mujo Ulqinaku. Edhe pse të vetëm dhe të braktisur nga të gjithë, ne shqiptarët ju përgjigjëm pabesisë të pushtuesve fashistë me patriotizmin e bijve më atdhetarë të këtij vendi, të cilët ju kundërvunë me vetëmohim njërës prej fuqive më të mëdha të kohës.
Ndaj sot, ne shqiptarët përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës sublime të ushtarakëve patriotë dhe djemve më të mirë të Atdheut, të cilët me bindje të plotë dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke shënuar dhe fillimin e Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.
Mirënjohje të përjetshme Heroit tonë të Rezistencës Antifashiste Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotëve të tjerë, të cilët përmbushën me nder betimin e tyre para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë edhe me gjakun e tyre të paharruar.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta pushtimi i shqipërisë nga fashistët ilir meta pushtimi i shqipërisë nga fashistët

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 18:00

TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që t...