Politike

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson/ Basha: I uroj shërim të shpejtë kryeministrit britanik

7 Prill 2020, 08:45 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson/ Basha: I uroj shërim

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili është i infektuar me COVID-19.

Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër #COVID19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për kryeministrin dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe keto kohë tepër sfiduese”- shprehet kreu i opozitës në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson është përkeqësuar. Ai  e ka kaluar gjithë natën në kujdesin intensiv. Megjithatë sipas mjekëve, gjatë gjithë natës, Johnson ka qënë i vetëdijshëm.  55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën, pasi kishte nevojë për një trajtim të specializuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boris johnson lulzim basha boris johnson lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 18:00

TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që t...