Politike

Meta mesazh emigrantëve: Evitoni lëvizjet drejt Shqipërisë nëse nuk keni urgjenca

7 Prill 2020, 09:28 Nga DOSJA
Meta mesazh emigrantëve: Evitoni lëvizjet drejt Shqipërisë

Lezhë- Presidenti Ilir Meta, pas takimi me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku iu ka bërë thirrje emigrantë që të evitojnë lëvizjet  drejt Shqipërisë nëse nuk kanë urgjenca.  Ai theksoi se emigrantët që do të lejohen të hyjnë në tokën shqiptare duhet të futen në karantinë.

“Pa asnjë diskutim që duhet bërë çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe sipas Konventave Ndërkombëtare. Por duke pasur në konsideratë edhe këtë situatë, pra, mbrojtjen e tyre edhe të të gjithë qytetarëve tanë përmes garantimit të procesit të karantinimit apo të bërjes së testeve në të gjitha rastet ku ka shqetësime apo dyshime. Unë do t’i këshilloja të gjithë ata që kanë mundësi apo që nuk kanë domosdoshmëri për të ardhur në vend, të përpiqen që të evitojnë sa kanë mundësi lëvizjet në këtë periudhë. Megjithatë, në të gjitha rastet duhet të bëjmë çdo përpjekje dhe ata duhet të ndjekin rrugën e bashkëpunimit edhe me ambasadat e me konsullatat tona. Edhe përmes udhëzimeve që jep Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në mënyrë që të mos gjendemi para situatave të vështira për t’u menaxhuar dhe që nuk janë në interesin e askujt.”, u shpreh Meta.

Sa për shpërblimin mujor të mjekëve dhe infermierëve që trajtojnë të sëmurët me COVID 19, Meta tha: “Nuk duhet të nxitoj që të jap vlerësime, për të cilat nuk kam informacionin e plotë apo të saktë zyrtar, por dua të përshëndes ekipin e mjekëve dhe infermierëve të Lezhës për punën që ata kanë bërë, pasi ata janë ndeshur në vijën e parë të frontit me këtë pandemi. Janë rrezikuar disa prej tyre dhe për fat të mirë, situata këtu është vendosur nën kontroll. Por unë mendoj se premtimet që janë bërë, do të mbahen ndaj të gjithëve, në radhë të parë ndaj mjekëve dhe infermierëve.”

Për çështjen e emigrantëve të bllokuar në kufi, kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët që janë rezidentë në Shqipëri, do të futen në atdhe. Ai theksoi se ata do të futen në karantinë për 14 ditë dhe qëndrimin në hotel do e paguajnë me paratë e tyre.

K.M/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emigrantet e bllokuar ilir meta emigrantet e bllokuar ilir meta

Sondazh

Poll