Politike

1000€ për ‘bluzat e bardha’ që përballen me koronavirus, Rama: E kam dhënë shqip, mos u bëni mashë politike

7 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
1000€ për ‘bluzat e bardha’ që përballen me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë skemën e shpërblimit të bluzave të bardha që do të përfitojnë shpërblimin prej 1000 eurosh. Rama sqaroi se shpërblimin do ta përfitojnë të gjithë mjekët e infermierët që janë përballur me atë që ai e quan ‘vija e zjarrit’.

Madje kreu i qeverisë, Rama ka hedhur edhe dyshimet se bluzat e bardha kanë qënë të ndikuara nga ‘kundërshtarët’ politikë. 

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!,“-shkruan Rama. 

Reagimi i Ramës ka ardhur pas protestës së mjekëve dhe infermierëve në Lezhë, të cilët pretendonin se nuk kishin marrë shpërblimin e premtuar por vetëm 5 mijë lekë. Bluzat e bardha të Lezhës kanë deklaruar se këtë shpërblim do ua kalojnë familjeve në nevojë dhe se punën e tyre nuk do ta ndërpresin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mjekët dhe infermierët në protestë shperblimi per mjeket edi rama koronavirusi ne shqiperi mjekët dhe infermierët në protestë shperblimi per mjeket

Sondazh

Poll