Politike

41 mjekë dhe infermierë të infektuar nga covid-19 nëpër qarqe, s’ka asnjë shpërblim për ta?/ ‘Kriteret’ për të q

7 Prill 2020, 12:12 Nga DOSJA
41 mjekë dhe infermierë të infektuar nga covid-19 nëpër

TIRANË– Shpërblimet e bluzave të bardha kanë shkaktuar trazira në vend. Mëngjesin e sotëm, mjekë dhe infemermierë të spitalit të Lezhë protestuan pasi sipas tyre kishin marrë vetëm 5 mijë lekë, nga 1000 euro shpërblim që u ishte premtuar. Pak pas protestës së tyre, reagoi vetëm kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi edhe njëherë deklaratën e tij.

Rama tha se shpërblimi ishte premtuar për të gjithë ato bluza të bardha që do të përballeshin me raste të koronavirusit dhe do të luftonin kundër pandemisë në “vijën e zjarrit”. Por sërish deklarata e Ramës është e paqartë…

Lezha deri më tani ka shënuar 14 raste, mes tyre edhe pjesëtarë të stafit të spitalit. Por nuk është vetëm Lezha, pasi vetë Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi sot se 41 prej të prekurve ishin mjekë nga qarku i Tiranës, Durrësit apo dhe Lushnjes. Koronavirusin ata nuk e kërkuan me qiri por trajtuar pacientë të infektuar, të cilët shpesh herë edhe u gënjyen për të marrë shërbimin mjekësor prej tyre, duke u lënë si “dhuratë” pandeminë. Si do të veprohet me ta?

Shpërblimi është vetëm për mjekët e dy spitalëve me covid (Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’) në Tiranë, po me të tjerët në rrethe ç’do bëhet? Ndryshe nga kolegët e tyre, ata janë më të pambrojurit ndaj pandemisë, dhe tashmë shumëfish më pak më të vlerësuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronvirusi ne shqiperi shperblimi per mjeket edi rama koronvirusi ne shqiperi shperblimi per mjeket

Sondazh

Poll