Aktualitet

COVID-19, Silva Bino: Të infektuara edhe gra shtatzëna, do aplikohet një test i ri, ndihmon me diagnozën e sëmundjes

7 Prill 2020, 10:12 Nga DOSJA
COVID-19, Silva Bino: Të infektuara edhe gra shtatzëna, do aplikohet

TIRANË– Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino pasi ka përditësuar të dhënat e bilancit të të infektuave me koronavirus në vend u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Bino ka bërë me dije se të infektuara me covid-19 kanë qënë edhe gra shtatzëna por kanë pasur shenja të lehta.

Ndërsa lidhur me testin e ri, shefja e sëmundjeve infektive ka bërë me dije se do të aplikohet për të ndihmuar me diagnozën e sëmundjes.

Në Shkodër janë kryer përreth 200 testime dhe stategjia ka qënë e njëjtë. Çdo hetim epidemiologjik është i veçantë. Kemi pasur 41 raste nga stafi mjekësor që kanë ardhur nga: Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja. Kemi pasur edhe gra të prekura dhe gjendja e tyre ka qënë e mirë. Edhe fëmijë kemi pasur, me forma të lehta dhe asimptomatikë. Kanë qënë të infektuar nga kontakti. Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, vatra familjare, nuk kemi përhapje komunitare. Do të aplikohet një test i ri në ndihmë të diagnozës dhe ndihmon për sëmundjen. Matja e imunitetit po planifikohet dhe do të kryhet sapo testet të jenë gati,”-tha Bino.

Në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...