Aktualitet

Vrâsja e teknikut të kondicionerit, ‘alibia’ e avokatit të Albano Kusit: Ishte me të dashurën, vëllain e takoi pas 5 orësh

Në seancën e sotme, para togave të zeza avokati mbrojtës i Kusit ka mohuar akuzën e klientit të tij duke prezantuar edhe "alibinë" e tij. Sipas Kusit, në momentin që në banesën e tij ka ndodhur vrâsja, ai ka qënë me të dashurën. Në shtëpi, ai ka shkuar shumë më vonë, ndërsa të vëllain e ka takuar pas 5 orësh.
Featured image of article: Vrâsja e teknikut të kondicionerit, ‘alibia’ e avokatit të Albano Kusit: Ishte me të dashurën, vëllain e takoi pas 5 orësh Indrit Çela dhe dy vëllezërit Kusi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Albano Kusin, i cili akuzohet se ka fshehur vrâsjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Celajt.

Në seancën e sotme, para togave të zeza avokati mbrojtës i Kusit ka mohuar akuzën e klientit të tij duke prezantuar edhe “alibinë” e tij. Sipas Kusit, në momentin që në banesën e tij ka ndodhur vrâsja, ai ka qënë me të dashurën. Në shtëpi, ai ka shkuar shumë më vonë, ndërsa të vëllain e ka takuar pas 5 orësh.

Albano Kusi u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë, ndërsa para disa javës të njëjtën gjë bëri edhe i vëllai Griseldo Kusi. Ky i fundit pranoi vrâsjen por mohoi kategorikisht se edhe i vëllai ishte i përfshirë në vrâsjen e teknikut. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

26-vjeçari, Indrit Çelaj,u vrâ më 23 gusht 2019, pas një sherri me dy djemtë e pronarit të një vile ku po punonte në Tiranë. Djemtë e Bujar Kusit, Griseldi dhe Albanon, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vrânë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment