Aktualitet

“Qetësi” tek Infektivi, qytetarët mesazhe mirënjohjeje mjekëve: Të falenderoj nga zemra që shërove gjyshin tim!

7 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Qetësi” tek Infektivi, qytetarët mesazhe

Tiranë-  Pas shumë ditësh fluksi dhe presioni, në spitalin Infektiv të Tiranës është krijuar një situatë qetësie. Ditën e sotme në këtë spital nuk ka mbërritur asnjë ambulancë me pacientë të rinj.

Ndërkohë, tek gardhi rrethues tek Infektivi është vendosur një banderolë e re, në të cilën qytetarë të ndryshëm kanë shkruar mesazhe falenderuese për mjekët që janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira.

“Të falenderoj nga zemra që shërove gjyshin tim…”, thuhet në një nga mesazhet e vendosura në banderolë.

Në Shqipëri ka shkaur në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se tek Infektivi asnjë pacient nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banderola tek infektivi viktimat e covid ne shqiperi banderola tek infektivi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...