Aktualitet

Rama premtoi se do të futeshin në Shqipëri, 40 emigrantë ende presin në Kapshticë, një prej tyre bëhet keq

7 Prill 2020, 09:16 Nga DOSJA
Rama premtoi se do të futeshin në Shqipëri, 40 emigrantë

KAPSHTICË– Sërish probleme me emigratët në kufirin e Kapshticës. 40 shqiptarë kërkojnë që të futen në Shqipëri por kanë mbetur në tokën neutrale për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Një prej tyre, për shkak të orëve të gjata të pritjes në temperatura të ulëta, është ndjerë keq dhe është nisur me makinë policie në spitalin e Bilishtit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tij është e mirë. 

Lidhur me rastin, dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futën në karantinë për 2 javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndojnë do t’i paguajnë vetë.

Rama mohoi kategorikisht se do të lejonte që të futeshin rezidentët në Greqi, të cilët duan të kthehen për të shkuar tek familja. Ndërkohë reagime për emigrantët ka pasur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta. Të dy i kanë bërë thirrje qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për rastin, pasi qytetarët prej ditësh presin në kufi në temperatura të ulëta.

Kreu i qeverisë u përgjigj se shifra nuk ishte e saktë dhe se nuk do të lejonte hyrjen e tyre duke i konsideruar emigrantët si “bomba biologjike” që sipas tij mund të shpërndajnë koronavirusin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama emigrantet e bllokuar kapshtice edi rama emigrantet e bllokuar kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2020, 09:04

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të d...