Politike

“Çdo ditë e humbur kushton jetë”, Basha kërkon shtimin e testimeve: Është mënyra e vetme për të shkëputur zinxhiri

4 Prill 2020, 16:07 Nga DOSJA
“Çdo ditë e humbur kushton jetë”, Basha kërkon

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish kërkesë për shtimin e numrit të testimeve. Në një status në profilin e tij në facebook, Basha shkruan se çdo ditë që kalon kushton jetë dhe i bën thirrje qeverisë që të shtojë në mënyrë urgjente testimet. Sipas Bashës, testimet janë mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

“Qeveria të shrojë urgjentisht numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë! Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”– shkruan Basha.

Kjo kërkesë e kreut të PD-së vjen pasi Shqipëria ka kaluar javën e tretë në një izolim total për shkak të koronavirusit. Covid-19 u shfaq në Shqipëri në fillimin e muajit mars dhe solli mbylljen e të gjithë shqiptarëve. deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 333 dhe janë shënuar 18 viktima. 99 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Totali i testimeve është 2247, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...