Politike

VIDEO/ Tenderi i ushimeve, Alibeaj kërkon llogari nga Qeveria: Ramës i merret goja dhe nuk u jep përgjigje pyetjeve

4 Prill 2020, 15:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Tenderi i ushimeve, Alibeaj kërkon llogari nga Qeveria: Ramës i

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shtruar sërish disa pyetje kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cili i kërkon të përgjigjet për tenderin e uashqimeve. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Alibeaj kërkon që Rama dhe Xhaçka të japin llogari se përse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash.

Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë? Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.  Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali,”- shkruan Alibeaj.

PD-ja ka kallëzuar në SPAK, (prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Për çudi, një javë më parë, kompania ka shtuar edhe fushën e tregtimit të pijeve dhe ushqimeve, dhe më pas, ka fituar pa garë këtë tender, me vlerë 1.5 milionë euro. Një tjetër pikëpyetje për këtë tender është edhe fakti se në specifikat e tij, duhet që kompania fituese të kishte tre vite që merrej me tregtimin e ushqimeve, gjë që Eurovia nuk e ka. Xhaçka, këto akuza i quajti montime “alla Babale” dhe shtoi se procedura është e rregullt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj pd kallezon olta xhacken tenderi i ushqimeve edi rama enkelejd alibeaj pd kallezon olta xhacken tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...