Politike

“Ceremoni mortore në Peshkopi”, Rama tregon ç’i panë sytë: Po pse me polici do i ndalim edhe adetet?

4 Prill 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Ceremoni mortore në Peshkopi”, Rama tregon ç’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se ditën e sotme përveç pamjeve nga tregu i Kombinatit është përballur edhe me pamjen e një ceremonie mortore në Peshkopi. Kryeministri iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i ndalonin këto zakone, pasi mori edhe shembullin e Shkodrës, ku tha se shumë njerëz u infektuan në një mort. Rama u shpreh se do të arrijnë t’i ndalojnë edhe këto ceremonim e gjoba, nëse do jetë nevoja.


“Ku ka më keq se sa të mos i japësh lamtumirën njeriut tënd të dashur? Por ja që ceremonitë mortore janë ndaluar në të gjithë botën. Nuk e ndava sot me ju sepse do të ishin bërë ca si shumë, por ishin ca pamje tmerruese nga një varrim në Peshkopi. Po aman o njerëz, aman po pse me polici, do t’i zgjidhim edhe ceremonitë ? Edhe adetet tona? Po mbase do të arrijmë deri këtu, sepse në Shkodër e infektuan njëri-tjetrin në një mort, dhe më pas e bënë zinxhir me të shtatat. Lus Zotin që të shërohen dhe të mos sjellë morti-mort, por kështu është kjo luftë,”- tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se java që vjen do të sjellë disa lirime fashash orari dhe lëvizjen e automjeteve private. Në një video-mesazh në profilin e tij në Facevook, Rama u shpreh se mund të zgjatet orari i lejuar për të bërë pazaret, mund të krijohet lehtësime për lëvizjen e automjeteve private për të gjithë ata që punojnë në kompani të ndryshme, por nga ana tjetër lajmëroi rritjen e ndëshkimeve. Kryeministri u shpreh se nuk dot të lejojë që për një tufë nejrëzisht që nuk respektojnë masat, Shqipëria të humbasë luftën me Covid-19.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...