Politike

4 Prill 2020, 12:05 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se këdo që del dhe shkel rregullat e distancës sociale nga e hëna e pret burgu, dhe aktit normativ për shtyrjen e pagesave të qirave, presidenti thotë se duhet vëmendje për të evituar konfliktin social. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta thekson se aktet e miratuara duhet që paraprakisht të vlerësohen në mënyrë të thelluar.

REAGIMI I PRESIDENTIT META:

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët. Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

 

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave. Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë. 

Reagimi i presidentit të Republikës vjen një ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të aktit normativ që detyron qiradhënësit të mos marrin për dy muaj qiranë nga studentët, biznesi i vogël dhe familjarët. Por edhe një tjetër masë e rëndë që pritet të shtohet nga e hëna për qytetarët është heqja e lirisë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se kushdo që nuk do të respektojë kordonin sanitar në tregje dhe markete, do e presë burgu.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike del akti normativ për qiratë ilir meta del akti normativ për qiratë ilir meta

Sondazh

Poll