Politike

Manastirliu: Jemi në mesin e betejës dhe mos krijoni iluzione sepse ky virus është i frikshëm!

4 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
Manastirliu: Jemi në mesin e betejës dhe mos krijoni iluzione sepse ky

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliu ka bërë sërish apel për të ruajtur distancimin social, në rastet që njerëzit dalin të bëjnë blerjet e tyre. Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Manastirliu u shpreh se do të forcohen masat për të shmangur në maksimum përhapjen e COVID19. Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të bëhen hapa mbrapa në drejtim të masave të distancimit social. Duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura, Manastirliu tha se në tregje do të do të vendoset në korridor sanitar për të ruajtur distancimin social. Manastiriu në fund të fjalës saj ka ftuar gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, të kujdesen për higjienën personale pasi vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë.

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar. Që prej fillimit të epidemisë, Shqipëria ka një kurbë në rritje të moderuar të numrit të të prekurve. Sikundër është fakt se Tirana ka sot disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Shkodra ka vatër të re. Po ashtu Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Falë masave të distancimit social të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga Covid 19, shumë herë më të vogël, se sa do të kish qenë ky numër, po të mos i kishim marrë këto masa. Për fat të keq, në ditët e fundit, të gënjyer mbase nga krahasimi i shifrave të Shqipërisë me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush do të kenë menduar se, ia hodhëm dhe kësaj lufte. Jo! E kundërta është e vërtetë. Jemi mu në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, me një virus që sot, për shkencëtarë dhe mjekë në mbarë botën, ka më shumë të panjohura, se sa të njohura. Qeveria ka vendosur të forcojë masat, sidomos aty ku ka grumbullime njerëzish. Në tregje do të vendoset një korridor sanitar, për të ruajtur distancimin social, që është e vetmja mënyrë për ta dobësuar këtë virus të rrezikshëm. Një dobësi që të gjithë duhet ta shfrytëzojmë për ta vënë përfund. Unë jam e sigurt që nuk është vonë për secilin prej nesh, që të shfaqim përgjegjshmëri shoqërore dhe kujdes për njëri tjetrin, duke bërë gjënë më të thjeshtë në botë: Të zbatojmë higjenën, të respektojmë distancat, dhe mbi të gjitha të bëjmë durim. Kjo është një luftë që do ta fitojmë. Por, vetëm bashkë,”- deklaroi Manastirliu.

Ky apel vjen nga Manastirliu tani që është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...