Politike

Rama: Dezinfektim për këdo që futet në tregun e Kombinatit, vetëm një hyrje dhe asnjë automjet apo ambulantë në qarkull

4 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
Rama: Dezinfektim për këdo që futet në tregun e Kombinatit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e fundit që do të ndiqen në tregun e Kombinatit që është cilësuar mjaft problematik për shkeljen e masave të vendosura nga qeveria në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19. Në një status në Facebook, ku ka publikuar edhe një video ku shihet kryebashkiaku Erion Veliaj në tregun e Kombinatit, Rama shkruan se nuk do rrezikohet gjithçka për një treg. 

Ndër rreshta, kryeministri shton se ky treg tashmë do të ketë vetëm një hyrje, asnjë makinë nuk do të lejohet të qarkullojë, ambulantët do të largohen, sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit dhe se në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.

Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg! Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e kombinatit. Nga e hëna rregulla të reja:– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg; do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet; largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër; në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim, do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit. Masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!”– shkruan Rama. 

Në terren bashkë me Veliajn ishte edhe ministrja Olta Xhaçka dhe Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama paraljmëroi burg për të gjithë ata që do të shkelin masat e sigurisë, pas pamjeve tronditëse që u përsëritën këtë të shtunë me qytetarët që u grumbulluan nëpër tregjet dhe marketet e vendit. Rama thotë se shifrat pozitive të deritanishme janë keqkuptuar nga disa “kokëshkretë” që do të përballen me ligjin. Kryeministri bëri me dije se Policia Bashkiake dhe Ushtria, do të krijojnë kordonet sanitare, dhe se PSh do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...