PD nxjerr videon/ Bardhi: Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer, ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për premtimin e tij për të dhënë pagën e luftës për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Gazmend Bardhi akuzon Ramën për mashtrim, duke risjellë një video të datës 17 mars, kur i pari i qeverisë ka deklaruar se ‘nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon’.
REAGIMI I PD
Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”. E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.
1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.
3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.
Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.
Reagimi i PD vjen në kohën kur qeveria është duke u marrë me shpërndarjen e pagës së luftës, por deri më tani, kjo pagë prej 26 mijë lekë të reja ende nuk është shpërndarë tek punonjësit e biznesit të vogël. Rama tha dje se të hënën do të shpërndahen pagat për 10 mijë aplikantët e parë, por nuk dha një datë të saktë se kur do të përmbyllet shpërndarja e kësaj page.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shqipëria 11 vite në NATO/ Bushati: Është dita të falënderojmë SHBA-në dhe aleatët europianë për mbështetjen
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për përvjetorin e 11-të anëtarësisht të Shqipërisë në NATO. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati...
9 të tjerë të infektuar në Shkodër/ Voltana Ademi: Kam kërkuar shtimin e numrit të testeve, qeveria nuk e mori parasysh k
Shkodër- Kryebashkiakja Voltana Ademi ka deklaruar së fundmi se dy javë më parë ka kërkuar nga qeveria shtimin e numrit të testeve në qytetin e Shkodrës, por si...
Basha: Teatri Kombëtar është futur në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se Teatri Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i...
Tjetër LAJM I MIRË/ Kryeministri Rama: 10 të shëruar sot. Shkon në 99 totali i ‘fitimtarëve’
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se ditën e sotme 10 persona janë shëruar nga koronavirusi.Të 10 kanë lënë ambientet e spitalit I...
Qeveria miraton vendimet: Do blihen kite për COVID-19 dhe respiratorë
TIRANË- Qeveria ka miratuar sot disa vendime për të blerë kite për kryerjen e testeve të COVID-19. Po ashtu në Fletoren Zyrtare është miratuar për blerjen ...
Deklarata e FORTË, kryeministri Rama: Po studiojmë mundësinë e përdorimit të hashashit, kemi avancuar
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se po studiohet mundësia që të legalizohet kultivimi i hashashit mjekësor në Shqipëri.Në një lidhje live me e...
A e ke bërë testin për COVID-19? Rama: Mendoj se tamponi bëhet me urdhrat e ekspertëve
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot bërjen e analizave për COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Rama tha se tamponi bëhet ve...
‘Nëse infektohem me koronavirus, drejtimin e vendit do t’ja lë…’/ Rama flet për legalizimin e kanabisit: Po e studioj
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar se kujt do t’ja besojë drejtimin e qeverisë nëse infektohet nga koronavirusi.G...
PD reagon kundër Ramës: Prano propozimet e opozitës dhe zgjidh hallet e qytetarëve
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Ramës ku tregoi masat e reja kundër COVID-19. Bardhi shkruan se kryemi...