Politike

“Nxjerrin kafe e raki për trimat e lagjes”, Rama njofton konfiskim dhe burg për biznesmenët që nuk zbatojnë masat: Nuk

4 Prill 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Nxjerrin kafe e raki për trimat e lagjes”, Rama njofton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të ketë konfiskim dhe burg për të gjitha ata pronarë lokalesh që në kundërshtim me masat e vëna hapin ambientet e tyre dhe shërbejnë. Në një video-mesazh në prfoilin e tij në Facebook, ku lajmëroi lehtësim masash për familjarët dhe lëvizjen me mjetet private, kryeministri tha se për ata që i hskelin do të ketë penalitete të forta.

“Ka ndodhur që këtë javë, policia e shtetit të kapë dhe mbyllë lokale ku ofrohet shërbime dhe raki e kafe trimave të lagjes. Janë pak raste por nuk mund dhe nuk lejohet më. Do  të ketë konfiskim dhe heqje lirie për persona që i kryejnë këto akte. Na duhet të ndërmarrim masa më të rrepta për një pakicë që nuk po na mbështet. Nuk mund ta humbim këtë luftë për ata që nuk po marrin vesh. Duhet ta fitojmë me se s’bën deri tani kemi vërtetuar botërisht që Shqipëria e vogël është në gjendje të mbajë në këmbë popullin e saj,”- tha Rama.

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se java që vjen do të sjellë disa lirime fashash orari dhe lëvizjen e automjeteve private. Në një video-mesazh në profilin e tij në Facevook, Rama u shpreh se mund të zgjatet orari i lejuar për të bërë pazaret, mund të krijohet lehtësime për lëvizjen e automjeteve private për të gjithë ata që punojnë në kompani të ndryshme, por nga ana tjetër lajmëroi rritjen e ndëshkimeve. Kryeministri u shpreh se nuk dot të lejojë që për një tufë nejrëzisht që nuk respektojnë masat, Shqipëria të humbasë luftën me Covid-19.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2020, 12:05

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është skeptik për aktet normative të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Pas paral...